Fisnik Asllani në rolin e sulmuesit të Hoffenheimit në Bundesligën gjermne ka dhënë edhe një provë se është duke kalur një formë të shkëlqyer.
Asllani ka shënuar gol në duelin Hamburg-Hoffeheim, ndeshje që po luhet në kuadër të Bundesligës gjermane.
Skuadra mysafire kaloi në avantazh falë golit të realizuar nga sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili në minutën e 19-të finalizoi me mjeshtëri një aksion të ndërtuar mirë, duke shënuar me volej pas asistimit të Vladimir Coufal.
Ky ishte goli i dhjetë i kosovarit këtë sezon të garave në Gjermani. Ai ka bërë edhe gjashtë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar tek skuadra e Hoffenheim.