Hapet në Shkodër ekspozita me foto të rralla nga akademiku zviceran
0 Likes0 Share
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka njoftuar se në Shkodër është hapur ekspozita me foto të rralla nga akademiku zviceran, Eugène Pittard. Sipas njoftimit, ekspozita do të jetë e hapur deri më 7 maj 2026, në sheshin përpara ndërtesës së bashkisë, transmeton albinfo.ch. Në hapje ka qenë e pranishme edhe ambasadorja zvicerane, e cila tha […]
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka njoftuar se në Shkodër është hapur ekspozita me foto të rralla nga akademiku zviceran, Eugène Pittard.
Sipas njoftimit, ekspozita do të jetë e hapur deri më 7 maj 2026, në sheshin përpara ndërtesës së bashkisë, transmeton albinfo.ch.
Në hapje ka qenë e pranishme edhe ambasadorja zvicerane, e cila tha se Zvicra vazhdon të jetë partner i ngushtë i Shqipërisë.
“Vepra e Eugène Pittard pasqyron vlerat që vazhdojmë të ndajmë edhe sot: hapjen, lidhjen njerëzore dhe dialogun kulturor. Ndërsa Zvicra vazhdon të jetë një partner i ngushtë i Shqipërisë, trashëgimia e Pittard shërben ende si frymëzim për mbështetjen dhe solidaritetin tonë”, ka deklaruar ambasadorja zvicerane, Ruth Huber.