Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani luajti 90 minuta në barazimin 1-1 të Lecces ndaj Fiorentinës, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Serie A.
Ramadani zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë dhe falë kësaj përformance, ai është përfshirë në formacionin e javës, transmeton albinfo.ch.
Futbollisti kuqezi kishte një saktësi pasimesh prej 91%, ndërsa numri i topave të prekur (79), e bën atë si lojtarin kyç në manovrat e skuadrës.
Kujtojmë që në këtë sezon, Ramadani ka luajtur 32 ndeshje. Për të, është edicioni i tretë me Leccen.