Këngëtarja e njohur e xhazit, Elina Duni, e cila jeton në Zvicër, gjatë muajit shtator do ta promovojë albumin e saj më të ri.
Albumi i cili titullohet “Dallëndyshe” përveç qendrave shqiptare, do të promovohet edhe në Beograd.
“Dallëndyshja po vjen… Turneu im në Ballkan do të jetë në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Beograd! Rezervoni datat. Ju dua!”, thotë Elina Duni, përcjell “albinfo.ch”.
Këngëtarja Duni në kuadër të ditëve të mërgimtarëve mbajti koncert tek Kulla e Jasharëve në Prekaz.
Po ashtu ajo këtë vit u nderua edhe me çmimin “Diaspora 2015” nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës.