Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë Izraelit “mjaft është mjaft” në lidhje me situatën në Liban.
Ai deklaroi se Izraelit i “ndalohet” të vazhdojë bombardimet në Liban.
Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të “marrin të gjithë ‘pluhurin’ bërthamor”, duke iu referuar mbetjeve të mundshme nga sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar.
Tutje ai theksoi se “paratë nuk do të shkëmbehen në asnjë mënyrë”, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Libanin, por SHBA-ja do të punojë me autoritetet libaneze dhe do të trajtojë situatën me Hezbollahun në mënyrën e duhur.