Aktualisht jetojnë me demencë rreth 47 milionë njerëz në tërë botën dhe në vitin 2050 ky numër mund të rritet në 132 milionë.
Sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës, thonë ekspertët, duke shtuar se rritja e numrit të të moshuarve është arsyeja kryesore për përhapjen e sëmundjes.
Në botë aktualisht jetojnë rreth 900 milionë të moshës mbi 60 vjet, dhe në 35 vjetët e ardhshëm numri në vendet e zhvilluara do të tejkalojë 65 përqindëshin, në vendet mesatarisht të zhvilluara 185 për qind dhe në vendet e varfra 239 për qind.
Pritet këtë vit që të shtohet numri me rreth 10 milionë raste të reja të demencës, e cila është rreth 30 për qind më shumë se në vitin 2010.