Prodhuesit zviceranë të orëve po përballen me një periudhë të trazuar në tregjet kineze, një prej tregjeve të tyre më të mëdha, ngase tashmë është zvogëluar shitja e produkteve të tyre të luksit në këtë treg dhe është rrezikuar nga zhvlerësimi i fundit i juanit.
Prodhuesit zviceranë të orëve luksoze kishin regjistruar shitje më të mëdha në Kinë, por tashmë ka rënie, kur Pekini ka filluar betejën kundër korrupsionit dhe ndalon dhuratat e çmuara të tilla si orët zvicerane.
Edhe para zhvlerësimit të juanit kinez në korrik eksportuesit zviceranë kanë shënuar rënie në shitje për gati 40 për qind.