Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA) njofton të gjithë kolegët dhe profesionistët shëndetësorë se më 13 Qershor 2026 në qendrën klinike universitare në Graz do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor.
-Ky aktivitet do të bëjë bashkë mjekë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të prezantojnë punimet e tyre kërkimore dhe të rejat e fundit nga mjekësia bashkëkohore, transmeton albinfo.ch.
Simpoziumi ka një karakter të mirëfilltë interdisiplinar, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e standardeve profesionale.
-Synimet kryesore të takimit.
Rrjetëzimi:
Fuqizimi i lidhjeve mes mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë e trojet amtare.
-Socializimi:
Krijimi i një mjedisi kolegial për shkëmbim idesh.
-Bashkëpunimi:
Shndërrimi i këtij simpoziumi në një platformë afatgjatë për projekte të përbashkëta shkencore.
”Shpresojmë që ky takim të shërbejë si një urë lidhëse për ide dhe bashkëpunime të mirëfillta ndërmjet profesionistëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen”, shprehet SHMSHA në ftesën drejtuar kolegëve.
Shoqata fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për komunitetin mjekësor shqiptar, thuhet në njoftim.
Vehbi Haliti