Pas 16 vitesh në pushtet, kryeministri Viktor Orbán po humb në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele.
Partia opozitare TISZA, e udhëhequr nga Péter Magyar, ka arritur një fitore bindëse, duke përmbysur dominimin e gjatë të partisë Fidesz.
Rezultatet aktuale (me mbi 60% të votave të numëruara):
Partia TISZA: 52.80%
Fidesz-KDNP: 38.55%
Mi Hazánk (Atdheu Ynë): 6.03%
Menjëherë pas publikimit të të dhënave që konfirmuan avantazhin e padiskutueshëm, udhëheqësi i partisë TISZA, Péter Magyar, ka shpallur fitoren përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ai i është drejtuar popullit hungarez me fjalët: “Faleminderit Hungari!”, një postim që u shpërnda me shpejtësi.
