Nga një shtatori i këtij viti e tutje, pasagjerët në aeroportet e Zvicrës do t`i nënshtrohen edhe kontrollimit për materie shpërthyese. Duke e vendosur këtë masë shtesë, Zvicra realizon një rekomandim të Bashkimit Evropian gjegjësisht u bashkohet rregullave që vlejnë në BE në këtë drejtim.
Në aeroportet e Cyrihut, Gjenevës, Bazelit dhe Bernës, të cilat kanë statusin e aeroporteve ndërkombëtare, personeli i sigurimit do të kontrollojë nga 1 shtatori në mënyrë selektive (metoda rastësore) pasagjerët për mundësinë e pasjes së lëndëve shpërthyese.
Nga Aeroporti i Cyrihut njoftojnë se këto kontrollime nuk përbëjnë ndonjë rrezik për shëndetin e atyre që kontrollohen.
Në aeroportin e përmendur, personeli i sigurimit do të marrë mostra nga duart dhe pjesa rreth belit e pasagjerëve, të cilave pastaj do t`ua bëjë analizën kimike për të konstatuar materiet eventuale shpërthyese.