Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, duke u angazhuar për t’u qenë sa më pranë qytetarëve, njofton për mundësinë e një shërbimi të posaçëm konsullor për shtetasit shqiptarë që kanë vështirësi të udhëtojnë drejt Shqipërisë për aplikime për dokumente, apo që nuk mund të paraqiten fizikisht në Ambasadë, transmeton albinfo.ch.
Të interesuarit ftohen të paraqesin kërkesën e tyre në adresën elektronike: embassy.bern@mfa.gov.al.
Shërbimet e ofruara përfshijnë:
• Pasaportë biometrike
• Kartë identiteti (ID)
Dokumentacioni i nevojshëm:
• Kopje e dokumenteve aktuale identifikuese (pasaportë/ID)
• Adresa e plotë e vendbanimit
• Numër telefoni funksional
Ambasada thekson se, në varësi të numrit të të interesuarve, do të merret vendimi për organizimin dhe realizimin e këtij shërbimi.
Qytetarët që ndodhen në këto kushte ftohen të kontaktojnë Ambasadën pa hezitim, për të përfituar mbështetjen e nevojshme./Albinfo.ch