Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se javën e ardhshme do të takohet me kryetarët e PDK-së, Bedri Hamza, dhe të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë Kuvendit 34 ditë afat shtesëpër të përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti, duke theksuar gatishmërinë për dialog dhe koordinim mes partive kryesore politike.
Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për përparimin e procesit politik në vend dhe për stabilitetin institucional të Kosovës./Albinfo.ch