Dy kantone zvicerane, Gjeneva dhe Jura, po shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një burgu të përbashkët – një projekt që do të ishte i pari i këtij lloji në Zvicër.
Politikanët propozojnë që burgu i ri të ndërtohet në kantonin Jura dhe të financohet bashkërisht nga të dy kantonet, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja kryesore lidhet me mbingarkesën e burgjeve në Gjenevë, ku mungon hapësira për ndërtimin e një objekti të ri. Nga ana tjetër, Jura ka hapësirë të mjaftueshme, por objekti aktual – i vendosur në një kështjellë të vjetër – konsiderohet i vjetruar dhe i papërshtatshëm për nevojat moderne.
Edhe pse është e zakonshme që kantonet të paguajnë për të strehuar të burgosurit e tyre në kantone të tjera, deri më tani nuk ekziston një burg që të menaxhohet bashkërisht nga dy kantone në Zvicër.