Organizata ndërkombëtare humanitare “Mjekët pa Kufi” ka bërë të ditur se 11 456 refugjatë shpëtuan nga Deti Mesdhe që nga fillimi i majit.
Kjo organizatë, e cila menaxhon tri anijet e shpëtimit në brigjet e Libisë, ka kërkuar gjithashtu nga Bashkimi Evropian ta rrisë financimin e Greqisë dhe Italisë, si ndihmë të dy vendeve për ta përballuar fluksin e refugjatëve.
Drejtori i Operacioneve në Mesdhe, Paula Farijas, tha se refugjatët në të dy vendet janë të vendosur shpesh në kushte të tmerrshme.
Kjo organizatë humanitare është e njohur për projektet e saj në vendet e prekura nga lufta.