Në luftën qytetare në Siri e Irak, që nga fillimi i konfliktit e deri më sot, janë vrarë 46 qytetarë të Kosovës, ndërsa numri pjesëmarrësve në ISIS shkon në 300 qytetarë. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai pas një vizite që bërë në Komunën e Prishtinës, ka thënë që numri i qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e luftërave të huaja është shqetësues. Sipas tij, Kosova renditet në mesin e vendeve me numrin më të madh të luftëtarëve në Siri e Irak për koke banori në rajon.
“Sipas te dhënave numri i kosovarëve pjesëmarrës në këto luftëra është 300. Ndërsa janë 46 të vdekur në këto luftëra”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa, sipas Fatos Makolli nga Departamenti Kundër Terrorizmit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga rajoni i Prishtinës në luftërat e huaja janë të përfshirë 65 persona.
Kurse, Shpend Ahmeti ka thënë që niveli i sigurisë në Prishtinë është i kënaqshëm, derisa ka përmendur disa projekte të realizuar nga komuna që sipas tij kanë ndikuar në zvogëlimin e aksidenteve, raporton lajmi.net. “Nga janari 2014 deri ne korrik 2015 janë vendosur kamera, është shtuar numri i policëve në trafik, janë vendosur pengesa në rrugë që”, ka thënë Ahmeti.
Ahemti ka kërkuar shtimin e policëve në kryeqytet pasi që, sipas tij, numri i aksidenteve dhe mossigurimi nëpër shkolla tanimë është bërë problemi kryesorë.