Lazaro Schaller (26) ka thyer rekordin botëror në kërcim nga shkëmbi, nga një lartësi prej 58.8 metrash. Kërcimin e kishte realizuar në Maggiatal.
Lartësia e shkëmbit ishte më shumë se Kulla e Pizës (56.71 metra) ose një ndërtesë 19-katëshe.
Rënia e tij e lirë zgjati katër sekonda dhe uji ishte trazuar me një shpejtësi prej 123 kilometra në orë.
Atleti 26-vjeçar ishte përgatitur një kohë të gjatë për një kërcim të tillë të rrezikshëm.