Sipas industrisë së udhëtimeve, situata e pasigurt në rajon ka shkaktuar pasiguri të madhe dhe rënie të rezervimeve për destinacionet turistike si Hurghada dhe Sharm el-Sheikh.
Agjencitë e udhëtimit raportojnë se shumë turistë po hezitojnë të rezervojnë pushime në Egjipt, edhe pse vendi nuk është drejtpërdrejt i përfshirë në konflikt.
Frika për përshkallëzim të luftës dhe situata e paqartë në rajon kanë bërë që disa udhëtime të anulohen ose të shtyhen, raporton 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Kriza ka ndikuar gjithashtu në transportin ajror. Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar mbyllje të hapësirës ajrore dhe anulime të shumta fluturimesh, duke krijuar vështirësi për turistët dhe industrinë e turizmit.
Ekspertët e turizmit paralajmërojnë se nëse tensionet vazhdojnë, destinacionet turistike në rajon mund të përballen me një rënie të konsiderueshme të vizitorëve. Megjithatë, në të kaluarën turizmi në Lindjen e Mesme është rikuperuar relativisht shpejt pasi situata është stabilizuar.