Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pasi një 10-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Foggia të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, vogëlushi, i identifikuar si Alessio, ishte duke luajtur kur u rrëzua dhe goditi kokën në murin e një shatërvani në sheshin e qytetit. Ai fillimisht humbi ndjenjat dhe më pas pësoi arrest kardiak.
Mjekët luftuan për rreth 45 minuta për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.
Ngjarja ka tronditur thellë edhe banorët e zonës Castelluccio dei Sauri, të cilët janë shprehur të prekur nga humbja tragjike e 10-vjeçarit./Albinfo.ch