Një klient i Coop-it në Graubünden përjetoi diçka të pazakontë të mërkurën e kaluar në mbrëmje: filiali lokal i Coop kishte mbetur pa banane. Stafi i shpjegoi atij se ishin furenizuar me vetëm një kuti me banane, transmeton albinfo.ch.
Incidenti nxjerr në pah një problem që prek disa dyqane të Coop-it. Bananet aktualisht nuk janë të disponueshme në sasitë e zakonshme në Coop, siç raportohet nga gazeta “Südostschweiz”.
Transporti shkakton vonesa në Coop
Zëdhënësi i Coop-it, Kevin Blättler, konfirmoi mungesat e furnizimit: “Ka vonesa në transport.” Për shembull, “bananet Naturaplan Max Havelaar” preken nga ky proble,.
Mungesa e bananeve në Coop nuk është problem në kantonin e Graubünden. Blättler: “Mund të ndodhë përkohësisht që furnizimi të mos jetë i disponueshëm në sasitë e zakonshme në rajone të ndryshme.”
Megjithatë, Coop-i në përgjithësi mund t’u ofrojë klientëve të tij alternativa për shkak të gamës së gjerë të produkteve të veta.
Blätter shpjegoi: “Sasitë që na vihen në dispozicion shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në të gjithë Zvicrën.”
Duke filluar nga java e ardhshme, kutitë e bananeve në Coop duhet të mbushen gradualisht përsëri, thotë Blättler. “Aktualisht presim që situata të lehtësohet nga java e ardhshme e tutje.”