Dobësimi i dollarit amerikan dhe kursi jo i favorshëm i këmbimit mes frangut zviceran dhe dollarit nuk e kanë zbehur interesimin e turistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vizituar Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që gjithnjë e më pak zviceranë po udhëtojnë drejt SHBA-së, fluksi i vizitorëve amerikanë në Zvicër mbetet i lartë. Brenda dhjetë viteve të fundit, numri i turistëve nga SHBA-ja është më shumë se dyfishuar.
Sa i përket qëndrimeve me netë fjetjeje, SHBA-ja renditet tashmë shumë pranë vendit të parë, që mbahet nga Gjermania, e cila tradicionalisht sjell numrin më të madh të vizitorëve të huaj në Zvicër.
Sipas të dhënave të Tourism Monitor Switzerland, turistët amerikanë shquhen edhe për besnikërinë ndaj destinacionit: mbi 10 për qind e tyre e kanë vizituar Zvicrën më shumë se pesë herë.
Këto shifra konfirmojnë se Zvicra vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse për turistët amerikanë, pavarësisht sfidave valutore.