Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali bashkë me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca kanë qëndruar për vizitë në Prekaz gjatë ditës së sotme, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari.
Në Prekaz, Spiropali dhe Konjufca kanë takuar Rifat Jasharin dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Më pas janë kthyer në Prishtinë pë t’i zhvilluar takimet zyrtare.
