Sot në një kamp strehimi të azilkërkuesve në rrethinën e Lucernit është gjetur kufoma e një azilkërkuesi me status të refuzuar të azilit. Ka kaluar një javë nga vdekja e tij dhe askush nuk e kishte hetuar mungesën.
Personi i moshës mesatare ishte vendosur në kamp në një dhomë më vete, njoftojnë autoritetet e atjeshme të azilit, bën të ditur gazeta “Neue Luzerner Zeitung”.
Konstatimi i vekjes është bërë vetëm pasi që banorëve ua ka tërhequr vëmendjen era e kalbëzimit të trupit që vinte nga dhoma ku banonte i ndjeri.
Koordinatori për azil i Lucernit, Ruedi Fahrni thotë se personi në fjalë kishte paralajmëruar një mungesë prej një deri dy javë nga kampi dhe për këtë arsye nuk është evidentuar mungesa e tij. Ai kishte jetuar prej shtatë vitesh në atë kamp. Mbetet i paqartë motivi i vetëvrasjes së tij.
Autoritetet nuk kanë dhënë informata mbi prejardhjen e të ndjerit, kërkesa e të cilit për azil ishte hedhur poshtë.