Në Romë u organizua pritja solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve institucionalë, diplomatëve dhe komunitetit kosovar në Itali, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali e mbajti aktivitetin në ambientet e Grand Hotel Parco dei Principi, në një atmosferë elegante dhe festive.
Ngjarjen e hapi ambasadorja Nita Shala, e cila kujtoi 17 shkurtin 2008 dhe theksoi mbështetjen e 121 vendeve që e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, duke veçuar rolin e Italisë në rrugëtimin e shtetit.
Në fjalën e saj, ajo nënvizoi se Kosova përfaqëson dinjitetin dhe sakrificën e një populli, si dhe të ardhmen e brezave që rriten në liri.
Mes të pranishmëve ishin edhe Ambasadori i SHBA-së, Tilman J. Fertitta, dhe Presidenti i Gjykatës Kushtetuese italiane, Giovanni Amoroso, prani që dëshmoi rëndësinë diplomatike të kësaj ngjarjeje dhe forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Italisë./Albinfo.ch
