Të mërkurën, Ermal Dredha ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të ri të Republikës së Shqipërisë në Bernë për Zvicrën dhe Lichtenshtajnin.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e kishte caktuar atë për këtë post në nëntor të vitit të kaluar teksa Dredha ishte kryebashkiak i Vlorës, ish konsull i Shqipërisë në Bari dhe ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndryshe, ai ka marrë pjesë në manifestimin e mbrëmshëm për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Konsullata në Cyrih, transmeton albinfo.ch.