Rritjet e pagave janë të mundshme, pavarësisht vlerësimit të frangut, beson shoqata e pavarur dhe ombrellë e punëtorëve.
Ngrirja e pagave duhet të mbetet një përjashtim, theksuan sot qendra sindikale, organizata e ldhur me ta, Syna, si dhe transfair Hotel & Gastro Union.
Për ndërmarrjet, ekzistenca e të cilëve është e kërcënuar, zgjidhjet e partneritetit social janë propozuar për të mbrojtur vendet e punës. Është e mundur të heqim dorë nga rritja të pagave në situata të jashtëzakonshme, pohon shoqata Travai.Suisse.
Shifrat e fundit tregojnë megjithatë se në shumë degë rritja e pagave është mjaft e mundur dhe që nuk duhet të kemi frikë nga një krizë më të gjerë ekonomike, theksoi organizata e lartpërmendur. Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) parashikon rritje prej 0.8% këtë vit dhe 1.6% më 2016.