Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.
“Pres me padurim të punoj me ju për të thelluar më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis vendeve tona”, ka thënë Merz në mesazhin e urimit, raporton Albinfo.ch.
Ai ka shtuar se Qeveria e re e Kosovës përballet me detyra sfiduese. “Jam i bindur se me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Kosovës. Kjo përfshin përparim të mëtejshëm në dialogun e normalizimit me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Merz.
Ai ka theksuar se në këto përpjekje, Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani./Albinfo.ch/