Trupat e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës kanë parakaluar sot në rrugën “Luan Haradinaj” për të shënuar 18-vjetorin e Pavarësisë, transmeton albinfo.ch.
Para qytetarëve u shfaqën edhe automjetet ushtarake me të cilat është furnizuar Ushtria e Kosovës, duke dhënë një pamje solemne dhe festive.

