Xherdan Shaqiri po shkëlqen në Basel, duke treguar se rikthimi i tij në fushë ka kthyer nivelin e anësorit shqiptar në majat e Evropës.
Sipas të dhënave të publikuara nga SofaScore, Shaqiri renditet i treti mes lojtarëve të ligave kryesore evropiane për involvime në gola në dy sezonet e fundit, pas Harry Kane (63) dhe Kylian Mbappé (61), me gjithsej 59 gola dhe asistime.
Në 66 ndeshjet e fundit, Shaqiri ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 33 asistime – një bilanc impresionues që e vendos ndër mesfushorët më produktivë të Evropës, transmeton albinfo.ch.
Rikthimi i tij te Basel është një sinjal i qartë se Shaqiri vazhdon të jetë një lojtar vendimtar, i aftë të ndikojë në lojë dhe të bëjë diferencën në çdo ndeshje.