Drejtoria për Drejtësi e Kantonit të Cyrihut njofton se nëna që ka vrarë dy fëmijët e saj dhe e cila dje (të premten) është gjetur e vdekur, kishte lënë para se të vetëvritej një letër të shkruar. Me këtë vërtetohet se në këtë rast bëhet fjalë për vetëvrasje.
Siç praktikohet zakonisht në rastet e tilla të rënda të vdekjeve, prokuroria përgjegjëse ka nisur një procedurë kontrollimi dhe ka urrdhëruar të bëhet obduksioni i kufomës, shkruan srf.ch.
Siç ka njoftuar Drejtoria për Drejtësi e Cyrihut, e ndjera është gjetur e mbytur (konsiderohet se ka bërë vetëvrasje) në qelinë e saj.
Ajo pati pranuar veprën e vrasjes së dyfishtë të fëmijëve të saj të vegjël, që e kishte bërë në ditën e parë të vitit të ri 2015. Ata jetonin ndaras nga e ëma ndërsa me të kalonin vetëm pushimet për festa.
Autoriteti për mbrojtje të fëmijëve dhe të të rriturve Winterthur-Andelfingen i kishte vendosur fëmijët (djalë dhe vajzë) në një qendër ku jetojnë fëmijët pa prindër, për shkak të mungesës së përgjegjshmërisë së prindërve të tyre.