Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore kushtuar sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të lirisë së Kosovës, Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI) organizon më 8 mars 2026 manifestimin përkujtimor dhe artistik “Kushtrimi i Lirisë”.
Ky manifestim ka karakter kombëtar dhe është vazhdimësi e aktiviteteve që organizohen edhe në Republikën e Kosovës në kuadër të Epopesë së UÇK-së, e cila tradicionalisht mbahet më 5, 6 dhe 7 mars.
Manifestimi synon të sensibilizojë mbarë popullin shqiptar që jeton në mërgatë, për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike dhe të memories sonë kolektive kombëtare.
Programi i aktivitetit përkujtimor përfshin pjesën komemorative dhe artistike, të konceptuar në mënyrë të përshtatshme për publikun familjar.
Hyrja është falas.
Me këtë aktivitet, Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare në Itali riafirmon angazhimin e saj për ruajtjen e kujtesës historike dhe për forcimin e identitetit kulturor shqiptar në mërgatë, duke e shndërruar manifestimin “Kushtrimi i Lirisë” në një mesazh të përbashkët nderimi dhe reflektimi kombëtar.
Aktiviteti do të mbahet në adresën:
Via S. Donnino, 4/6, 50013 Campi Bisenzio – Firenze, Itali
Ora: 15:30
Kontakt:
Email: federazione.fnai@gmail.com
Telefon: +39 348 266 1553 / +39 339 504 4856
Sekretare e Federatës: Ninfa Pema
President i Federatës: Granit Muçaj