Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat mbi shpenzimet e subjekteve politike për periudhën tetor–dhjetor 2025, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson listën e partive me shpenzimet më të larta, duke shpenzuar rreth 1.263.000 euro gjatë këtij tremujori.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me shpenzime prej rreth 280.822 euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka raportuar shpenzime në vlerë rreth 224.859 euro.
Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpenzuar rreth 70.000 euro gjatë kësaj periudhe.
KQZ thekson se publikimi i këtyre të dhënave bëhet në kuadër të transparencës dhe monitorimit të financimit të subjekteve politike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.