Procesi zgjedhor në Kosovë ende nuk është finalizuar, duke vonuar edhe themelimin e institucioneve të reja.
Si pasojë, rreth 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian mbeten ende pa u disbursuar, pasi ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk ka ndodhur për shkak të mosformimit të institucioneve.
Nga BE theksojnë se Kosova mbetet e kualifikuar për këto fonde, por pa ratifikimin e marrëveshjeve nuk mund të bëhet kërkesë për pagesë.
Ndërkohë, qeveria në detyrë thotë se votimi i këtyre marrëveshjeve do të jetë prioritet pas formimit të institucioneve, duke shtuar se po vazhdojnë reformat e dakorduara me BE-në, derisa ekspertët vlerësojnë se vetëm rreth 65 milionë euro janë të sigurta si parafinancim, ndërsa pjesa tjetër varet nga zbatimi i reformave.