Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale që mbledh liderë shtetërorë, figura kyçe të ekonomisë botërore dhe vendimmarrës nga e gjithë bota, kompania R&R Rent a Car në Zvicër, u shfaq si një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve të transportit luksoz.
E themeluar nga një sipërmarrës me rrënjë nga Kosova, R&R Rent a Car ka operuar me mbi 100 vetura luksoze, duke garantuar transport të standardeve më të larta për delegacione ndërkombëtare, përfaqësues institucionalë dhe personalitete të rëndësishme politike e ekonomike.
Pjesëmarrja në WEF 2026 përfaqëson një moment të rëndësishëm për kompaninë, e cila po pozicionohet me ambicie të qarta në tregun zviceran të veturave luksoze me qira, një treg tradicionalisht i dominuar nga emra të mëdhenj ndërkombëtarë.
Me një qasje të diferencuar, R&R Rent a Car synon të sjellë një përvojë të personalizuar për klientët e saj, përmes fleksibilitetit në shërbim, një flote moderne dhe një standardi të lartë profesional që i përgjigjet kërkesave të eventeve më elitare.
Themeluesi i kompanisë, me mbi 25 vite përvojë në industrinë e automjeteve me qira, përfshirë 8 vite në pozicion menaxherial në një kompani me renome botërore, thekson se suksesi i R&R Rent a Car bazohet në vlera të qarta.
“Përvoja, përkushtimi dhe sinqeriteti janë themelet mbi të cilat kemi ndërtuar R&R Rent a Car”, shprehet Shala.
Lexoni po ashtu:
R&R Rent a Car, një emër i ri në tregun zviceran të veturave luksoze me qira


