Paraditen e sotme në Hundwil në Appenzell Ausserhoden ka ndodhur një aksident i rëndë ajror me ç`rast, nga rrëzimi i aeroplanit kanë humbur jetën dy persona.
Siç kumton për mediet zvicerane një zëdhënës i autoriteteve përgjegjëse, aeroplani i vogël i tipit propeler ka rënë në një pyll , afër rrugës që çon nga Hundwil-i në Appenzell. Centrali i emergjencave e ka marrë njoftimin rreth orës 11.
Me këtë rast policia, zjarrfikësit dhe ndihma e parë me gjithë helikopterin kanë shkuar në vendin e fatkeqësisë.
Sipas zëdhënësit, veç dy personave që ishin në aeroplan dhe të cilët kane humbur jetën, nuk ka persona të tretë që do të kenë pësuar nga rënia e aeroplanit. Rruga nga Hundwil-i deri në Appenzell është bllokuar pas aksidentit.