Sëmundjet kardiake mbeten ndër shkaktarët kryesorë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në Shqipëri. Edhe pse asnjë grupmoshë nuk është plotësisht i mbrojtur, mjekët paralajmërojnë se pas moshës 60 vjeç rreziku për probleme serioze, përfshirë infarktet e zemrës, rritet ndjeshëm.
Shkaqet janë të ndryshme, duke përfshirë stilin e jetesës, por edhe sëmundjet shoqëruese kronike, të cilat e bëjnë këtë grupmoshë më të prekshëm.
Për të parandaluar sëmundjet ishemike të zemrës, specialistët e kardiologjisë rekomandojnë kontrolle të rregullta tek mjeku i familjes. Ata theksojnë rëndësinë e kërkimit të ndihmës mjekësore të menjëhershme nëse shfaqen shenja alarmante, si dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje ose lodhje e pazakontë.