Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër?
Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar pasi u njoftua se edhe dyqani i tij kryesor në Bahnhofstrasse në Cyrih do të mbyllet.
Kompania ka njoftuar deri më tani disa mbyllje të dyqaneve të tjera – të gjitha në zonat gjermanishtfolëse.
Analistët e shitjes me pakicë thonë se mbylljet do të synojnë kryesisht përmirësimin e efikasitetit – nuk është një shenjë se rrjeti po mendon të braktisë Zvicrën. Por është fundi i planeve të mëparshme agresive të zgjerimit.
Zinxhiri gjerman hyri për herë të parë në tregun zviceran 20 vjet më parë, transmeton albinfo.ch.