Disa qytetarë shqiptaro-zviceranë që po kalojnë pushimet në vendlindje, shënuan ditën e pavarësisë së shtetit zviceran në Gjilan në kuadër të Muajit të Bashkatdhetarëve që organizohet nën kujdesin e organeve komunale të Gjilanit.
Nexhat Ymeri këtë ditë të rëndësishme të shtetit zviceran e ka festuar në qendër duke radhitur ëmbëlsirat në formë të flamurit zviceran. Prezenca ime në këtë festë, është më së e natyrshme, shprehet ai. “Unë isha aty për çdo ditë dhe natyrisht si shtetas zviceran, edhe më një gusht”.
Për nder të kësaj dite kishte dalë dhe vetë kreu u komunës, L. Haziri.




