Të paktën pesë persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një zjarri të madh që ka shpërthyer në një fabrikë të biskotave në Trikala, Greqi.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, zjarri shpërtheu pak para orës 4:00 të mëngjesit, teksa sipas informacioneve, aty ndodheshin 11 persona.
Zjarri nisi pas një shpërthimi të madh, ndërsa një pjesë e biznesit është shembur, raporton trikalaola.gr, transmeton albinfo.ch.
Për shkak të zjarrit, autoritetet policore kanë mbyllur rrugën Karditsi, ndërsa trafiku i automjeteve po devijohet nga fshati Agia Kyriaki, me qëllim lehtësimin e punës së ekipeve të shpëtimit dhe sigurimin e sigurisë së qytetarëve dhe punëtorëve.