Presidenti francez Emmanuel Macron po bëhet një ikonë mode në Davos.
Ai mban syze dielli për shkak të një infeksioni në sy – dhe modeli tani është shumë i kërkuar.
Shumë po i ngatërrojnë ato me syzet Ray-Ban – veçanërisht lloji i bërë i famshëm nga Tom Cruise në Top Gun, transmeton albinfo.ch.
Por ato në të vërtetë prodhohen nga një kompani italiane nën markën Henry Jullien – kushtojnë rreth 650 euro.
Faqja e internetit e kompanisë është bllokuar disa herë për shkak të kërkesës dhe është krijuar një faqe e përkohshme.
Normalisht shiten rreth 100 palë në vit – por efekti Macron mund ta çojë këtë shifër deri në 1,000, thotë kompania.