Aeroporti i Gjenevës ka regjistruar rritje të lehtë të numrit të pasagjerëve gjatë vitit 2025, edhe pse numri i fluturimeve ka rënë. Rreth 17.84 milionë pasagjerë udhëtuan përmes aeroportit, një rritje prej 0.29% krahasuar me vitin e kaluar, duke iu afruar niveleve para pandemisë.
Numri i ngritjeve dhe uljeve ajrore ra me 1.02%, si pasojë e mbushjes më të lartë të avionëve, që tashmë tejkalon 76%. EasyJet mbetet kompania dominuese me 46% të tregut, e ndjekur nga Swiss dhe British Airways.
Njëkohësisht, masat kundër ndotjes akustike kanë dhënë rezultate: ngritjet pas orës 22:00 ranë me 24.6%, ndërsa tre kompani ajrore u gjobitën me gjithsej 205,000 franga zvicerane për shkelje të rregullave.
Edhe transporti i mallrave shënoi rritje, duke arritur në mbi 94,000 tonë, një nga nivelet më të larta në historinë e aeroportit