Të dielën në mëngjes, pak para orës 09:00, flakët përfshinë plotësisht një banesë pranë stacionit hekurudhor Altstetten në Cyrih. Për shkak të zjarrit, 20 persona u evakuuan nga ndërtesa, ndërsa banori i banesës u dërgua në spital për kontroll mjekësor.
Në vendngjarje ndërhyri një numër i madh forcash zjarrfikëse dhe emergjente. Falë reagimit të shpejtë, u arrit që zjarri të vihej nën kontroll dhe të mos përhapej në banesat e tjera. Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim.