Vaksinat nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Megjithatë, autoritetet e St. Gallen duan që natyra aktuale vullnetare e vaksinimeve publike të hiqet.
Si pjesë e ligjit të ri shëndetësor, kantoni po planifikon të vendosë gjoba të rënda – deri në 20,000 franga – për njerëzit që nuk vaksinohen pavarësisht një detyrimi për vaksinim, duke rrezikuar kështu shëndetin publik, transmeton albinfo.ch.
Rregullorja i referohet Aktit të Epidemive, i cili i lejon qeverisë federale dhe kantoneve të bëjnë vaksinimet të detyrueshme për grupe të caktuara në kushte të caktuara.
Autoritetet e Sr. Gallen po argumentojnë se shpërfillja e detyrimit të vaksinimit mund të rrezikojë shëndetin publik.
Në të njëjtën kohë, Akti i Epidemive po rishikohet gjithashtu në nivel federal.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), ky rishikim bazohet në mësimet e nxjerra gjatë pandemisë COVID – konkretisht për t’u përgatitur më mirë për krizat e ardhshme shëndetësore.