Pas periudhës së gjatë të thatësisë dhe temperaturave rekorde në gjithë Zvicrën, shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë kthyer kahun në drejtim të kundërt.
Kështu në komunën Scuol të Engandinit stuhia e para disa ditëve ka shkaktuar dëme prej rreth një milioni frangash.
Siç thotë kryetari i komunës, Christian Fanzun për srf, janë dëmtuar disa ura, rrugë por edhe sistemi i ujësjellësit dhe i furnizimit me rrymë elektrike. Vetëm punët rreth pastrimit të pengesave nga rrugët si pasojë e stuhisë kërkojnë rreth dy javë ndërsa për rregullimin dhe kthimin në gjendje të rregullt nevojitet së paku edhe një vit i tërë ka thënë kryetari.
Gjithsej ka pasur 18 raste kërkimi për intervenim në regjionin e komunës. Fshati S-charl vazhdon të jetë i arritshëm vetëm këmbë ndërsa kryetari Fanzun thotë se deri të shtunën duhet të vendoset një urë e përkohshme emergjente.