Zvicër, 9 janar 2026 – Sot në të gjithë vendin po shënohet Dita e Zisë Kombëtare, në nderim të viktimave të tragjedisë së rëndë tëndodhur në Crans-Montana gjatë natës së Vitit të Ri.
Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, janë paraparë masa dheakte simbolike të koordinuara në mbarë territorin zviceran:
Ora 13:45 Në stacionet hekurudhore dhe në mjetet e transportitpublik transmetohet njoftimi paraprak informues, përmessistemeve zanore dhe ekraneve digjitale, me qëllim përgatitjen e udhëtarëve për momentin përkujtimor.
Ora 14:00 Në të gjithë vendin mbahet një minutë heshtjejekombëtare, e shoqëruar nga kambanat e kishave, si shenjënderimi, reflektimi dhe solidariteti. Flamujt kombëtarë janë ulurnë gjysmë shtize në institucionet federale, kantonale dhekomunale.
Koordinimi në sektorin e transportit publik realizohet nga SVV, në bashkëpunim me operatorët anëtarë. Në këtë kuadër, SBB dhe kompani të tjera të transportit publik respektojnë zyrtarishtminutën e heshtjes dhe informojnë udhëtarët në mënyrëinstitucionale.
Për albinfo.ch Luljeta Ademi