Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 51% të votave në zgjedhjet e fundit, sipas rezultateve të përfunduara nga 99.93% e kutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përcjell albinfo.ch.
Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë mbi 400 mijë vota, duke thyer rekordin si personi më i votuar në historinë e Kosovës.
Pas VV-së, renditen:
• Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.24%
• Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13.26%
• Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 5.51%
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë. Sipas KQZ-së, ende mungojnë 3,185 pako me fletëvotime nga Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.
Nga numërimi i fundit, LDK-ja ka rikthyer ulësen e 15 në Kuvend, që një ditë më parë iu kishte rrëmbyer PDK-së.