Kryeministri shprehet për krijimin e korridoreve të migrimit, por njëkohësisht nuk përjashton edhe mundësinë e zgjerimit të listës së vendeve të sigurta .
Për të pakësuar presionin e migrimit nga vendet e Ballkanit do të duhej tëkrijohej një “ofertë me masë e migrimit”, deklaroi Kretschmann për „Frankfurter Allgemeine Zeitung“. „Ne do të mund të krijonim korridore migrimi për profesionet për të cilat kemi mungesa siç është personeli për përkujdesje“. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe duhet të stabilizohet.
Njëkohësisht kryeministr nuk përjashtoi parimisht mundësinë e zgjerimit të listës së vendeve të sigurta edhe me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën . Por, për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të sjellë fakte të mjaftueshme se klasifikimi i Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnies si vende të sigurta ka çuar në uljen e ndjeshme të numrit të azilkërkuesve, theksoi Kretschmann. „Për masa të arsyeshme, efekti i të cilave mund të provohet, jam gjithmonë i hapur“.
„Die Zeit“,përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri