Sipas zyrës së prokurorit publik të kantonit Valais, është hapur një hetim penal kundër operatorëve të barit Le Constellation.
Në bazë të rezultateve të para të hetimit, prokurori publik ka dalë në këtë përfundim, raporton 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Ata do të akuzoheshin për vrasje nga pakujdesia, lëndim trupor nga pakujdesia dhe shkaktim zjarri nga pakujdesia. Deri në dënimin përfundimtar, zbatohet prezumimi i pafajësisë.