Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla nuk është më numri një në shitjet globale të automjeteve elektrike.
Kompania e multimiliarderit Elon Musk është tejkaluar nga prodhuesi kinez BYD, transmeton albinfo.ch. Ndërsa BYD shiti 2.2 milion automjete vitin e kaluar, Tesla shiti 1.6 milion, shkruan srf.ch
Një arsye për rënien e shitjeve të automjeteve të Teslës në SHBA ishin lehtësimet tatimore për automjetet elektrike, të cilat Presidenti Donald Trump lejoi të skadonin në fund të shtatorit.
CEO i kompnisë Tesla Elon Musk e minimizoi rënien. Miliarderi tha se e ardhmja e Teslës qëndron në taksitë robotike vetë-drejtuese dhe robotët humanoide.