Pasi që treni që shkonte për në Milano kishte një problem, ai bëri një ndalesë në tunelin e Simplonit. Kjo ndalesë i shërbeu nje personi i cili doli nga treni duke e hapur me forcë derën e bllokuar për siguri.
Pasi ka dalë, ai ka vazhduar rrugën mbrapa nëpër tunelin e ngushtë drejt Briggut (Kantoni Valis), prej nga ishte nisur treni.
Personeli i trenit ndërkohë e kishte angazhuar një tren për ndihma dhe zjarrfikje nga Brigu.
Pas gjysmë ore ai vetë ka alarmuar SBB-në duke shfrytëzuar telefonin për ndihmë në një nga kthinat e tunelit. Një zëdhënës i SBB-së ka konfirmuar për mediet zvicerane ndodhjen e rastit që e kishte publikuar agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Afër një orë pas njoftimit për problemin teknik të trenit, personi i ikur është kapur dhe i është dorëzuar policisë së Kantonit Valis. Merret vesh se ai ishte një refugjat të cilin Zvicra po e dëbonte në Itali.