Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit nëpër përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare ne Kosovë.
Procesi i votimit në diasporë ka filluar në ora 05:00 me kohën lokale të Kosovës në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kurse nga ora 07:00 votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë.
Ndryshe, procesi i votimit është zhvilluar në 40 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës në 18 vende të botës.